Friday, December 19, 2014

Letër Qytetit tim …(dhe karameleve Zana)



I shtrenjti Qyteti im,

më ka marrë malli për ty.

Më ka marrë malli për atë kohën e pakohë kur endrrat që Ti thurje (e unë bashkë me Ty)  ishin të brishta e mbanin aromë piprrash te vijëzuara e kërcisnin si qesja e kuqerremtë që mbështillte karamelet Zana. Më ka marrë malli për mollët e sheqerit që shiteshin në rrugë, për lëpirëset në formë gjeli që aq shumë I doja, për aranxhatat me shishet ngjyrë jeshile e për akulloren me bozë te Gastronomi
(oh akullorja me bozë)
Pse, Ti vetë nuk ke mall për vitrinat e tua të varfra, por të zbukuruara me pambuk për festa, për zonjat që psonisnin me trasta rrjete, e për sobën me dru?
Shpesh gjyshja vendoste mbi të levore portokajsh për të aromatizuar shtëpinë e ne mblidheshim rreth saj derisa na lotonin sytë. Ishte kohë gështenjash të pjekura, pasigurish të njoma, e letrash të shkruara me laps e letër.
Kam mall për kohën kur Ti, Qyteti im, dashuroje fshehtas përmes muzikës së mirë, frekuencave të ndaluara, e gjuhëve të pafolura. Ishe I sinqertë atëherë? Apo I frikësuar ishe? Nuk e di…
Por di që atëherë rrugica e lagjes sime zbukurohej nga dege nespullash pikaloshe e nga zhurmë karrocash me guzhineta. Di që unë valëvitesha mbi kolovajse, rrotullohesha bashkë me Ty në karuselet katërvëndeshe, e ndjeja ajrin e pastër teksa luaja me peta apo topaluftash.
Atëherë zëri Yt ishte thirrja e një mamaje që mbante në dorë një fetë bukë me gjalpë e sheqer, ishte cingërima e mullirit ku bluante kafenë fqinja, e gurgullima rrobave të bardha që zienin në enë të stërmedha. (pse bëjnë lluk-lluk-lluk –thoja unë )
Rrugët e Tua kishin tingullin e zileve të bicikletave, e të karrocave të akulloreve (gjithmonë këto akulloret) ndërsa e diela Jote gëzohej nga të qeshurat e Teatrit të Kukullave.
Mbrëmjet I kaloje në pista ku luhej muzikë orkestrale e unë e mbledhur kruspull në një karrige, mes qerpikësh të përgjumur, vështroja tim atë e time më ‘, teksa vallëzonin nën ritmin e asaj që për mua asokohe ish Dashuria.
Kam mall për rrugët e Tua që më bënin të ndihesha e vockël fare, për afishet e filmave në kinema, për makinën qe lagte rrugët pa e carë kokën që ne I shkonim pas me vrap, për bostanin zemërkuq që kullufitnim gjatë piknikut nën pisha e për qershitë që zbukuronin veshët e mi.

A I kujton të gjitha këto Qyteti im? A mban mend Ti?
Apo asokohe të përkundte gjumi e dielli I Lindjes të kish mjegulluar Perëndimet?

Nuk e di!


…por di që atëherë unë të paktën ëndërroja!

Ledia Bushati

Friday, December 12, 2014

Kur qyteti nuk me donte

Kur qyteti nuk me donte 
(heaven above my city)




Ajo ndihej e rraskapitur, nuk dihet nese prej gjakut qe I vershonte paturpesisht venave apo prej diteve qe u ngjasonin nje bezeje te bardhe e te boshatisur. Duhej mbushur? 
Nje makine I rreshqiti para kembeve me zhurmen tipike qe ngjason me zinxhirin e cantes.Zht zht zht zht…
E tille te kishte qene gjithnje kjo zhurme? Apo pak me ndryshe? Jo, ndonjehere eshte edhe kuisje …apo jo ? Askurre kuisje?
Zhtzhzht-rat u shtuan me te njejtin vrull te paturpshem te gjakut te saj. Per ku ishte nisur? Ah po. Zh zht zhzhzhzhz …kembanarja vazhdoi serbes si lutja e muzgut, lutja e zhurmshme e muzgut, lutja e zhurmshme dhe e kuqerremte e muzgut.
I tille kishte qene gjithnje ky qytet? Kujtoi edhe nje here kohen kur jeta I ngjasonte me pip-in e sterzgjatur te asaj makinerise spitalore, emri I se ciles nuk I vinte ndermend.
Tani, pas zgjimit, ky qytet i villte ne fytyre zhzhzhzhzt-rat e pluhrosur, dhe rrokaqiejt e mbetur ne tentative.
Ajo preku me dore lehte majen hundes e ndjeu nje dritherime (akull) u mbeshtoll ne shallin e ngrohte e pa se si avujt e frymes se saj iu bashkuan qytetit te zhurmshem .
Nje qepen u shpeshtoll ne vetvete iuu iuu zhzhzhzrrr zhrhrhrhr iu iu
Nje makine u shpeshtoll prane nje kalimtari piiip piiip piiip (po ku shkon more zoteri? Po ik ore se do therras...)
Per ku ish nisur? E dinte apo kurre nuk e kish ditur.
Kish dale. Thjesht kish marre pallton shallin dhe kish dale nen veshtrimin e zgurdulluar e babait.
Qe pasi ish larguar nga spitali, muaj me pare, ndjente se I mungonte ajo nyja lidhese, me qytetin shijehidhur, qe Ia shtremberone fytyren sa here provonte ta gelltiste. E pastaj ishte qyteti qe gelltiste ate. Gelltiteshin e villeshin dhjetra here ne dite.
E pasaj ishin ata, njerezit! Te dashurit e te forturryerit njerez. Silueta hutaqe qe capiteshin kinse me ngut drejt trupave te tyre. Ku po shkon ky me kete pallton deve’ per shembull?Cak cuk cak cuk cuk cuk (oh mos me prek!!! ore nga e gjeta kete ngjyren deve’ njehere???)
Dukej sikur here here kish mall per kohen kur nuk ishte ne kete jete, (eh ish kohe pa zhzhzhzhz-ra ajo) e kur zhurma e vetme ishte fshikullima e deges prane dritares, teksa kthehej tek pema –ame pas lojes qe i punonte ajo me duar.
Per ku ish nisur? Kjo dukej nje pyetje me e veshtire se 12 vertikalisht. Ndjeu se uturima e qytetit idhnak i kish mbetur pas kraheve e ish shnderruar ne nje njolle qesharake
Liqeni ishte nen kembet e saj, pa zhurma pa kuisje, ishte dhe nuk ishte e nuk e villte ne fytyre as per njeren arsye as per tjetren. Ore thjesht ishte e nuk te kerkonte asgje ne kembim te bukurise se tij ne muzgun e lutjes qe tashme kish tjeter tingull.
Ajo mori fryme thelle e iu duk sikur jeta mori serish jermin e bukur te pip-it pa kushte.
Nje peme ame me duart drejt qiellit po shenjonte fitoren e pakundershueshme te ketij casti te vockel e te paqte kunder qytetit rremujemadh.

Meris Shala

Wednesday, December 3, 2014

Heshtja ime ty te shkaterroj



Heshtja ime ty te shkaterroj

U largova nga ty o mal papritur
Në heshtje , dhe shumë e tronditur
Nuk  të thashë as një fjalë
Se gjithëçka ishte thënë
Nuk dija ç’të të thoja
Nuk mund të të ngushëlloja
Të kishin katandisur
Të kishin braktisur
Ti kishe mbetur në vetmi
Ty askush nuk të bënte shoqëri
Ti qaje të kishe një bimë
Ti doje mbrojtje si një fëmijë
Ti lotoje dhe kërkoje shpresë
Dhe e qara jote po kërkonte jetë
Dhimbja po të shkatërronte
Dhe gjurmët po ti shfaroste
Askush më vonë, nuk do e kuptonte
Që ti egzistoje, askush nuk do e bisedonte
Do shohin vetëm hi
Dhe bota pa ty do jetë vetëm  zi
Më vjen keq , që edhe unë gabova
Dhe ty nuk të ndihmova
U bëra pjesë e përbindshave
Dhe ty të shkatërrova.


Dorist Halilaj

Qyteti ku gjethet nuk bien.



Qyteti ku gjethet nuk bien.

 Ne qytetin ku gjethet nuk bien, ditet kane marr’ te njejten ngjyre. Veten kam gjet’ ne rutinen e perditshme qe koha me ofron. E njejte eshte rruga e bulevardit, natyrisht dhe zhavorri i hedhur shkujdesur per te mbushur hapesirat midis pllakave, po ai ka mbet’.
Makinat mbizoterojne. Madje madje me grusht te hekurt. Ne vijat e bardha, njerzit presin  e u leshojne hapesire. Ju lutem akseleroni! Semaforet tregojne gjithmone se rradha nuk eshte e kembesoreve, pavarsisht ngjyres qe marrin. Ju lexues qe nuk jetoni ne kete qytet, do habiteni dhe do me thoni: “ Po pse keshtu funksionojne rregullat?”. Ndersa nje banor thote se duhet  te  shikosh nga te dy anet e rruges, mjafton te jesh ne rregull me veten dhe se mesohesh shpejt...
Jo shume kohe me pare, teksa nxitoja per diku, me beri pershtypje sesi filluan te perqeshnin nje biciklete. U moren vesh me ane te borive te thata dhe menjehere moren  pozicionet e tyre. Formuan korsi te ndryshme dhe i tregonin se ku duhet te kalonte, por korsine e bicikletes e mbanin gjithmone te zene. C’taktike gjeniale !
Per pedaluesin rrezik bente dhe natyra. Pranvera kishte ik’ e pallatet ishin vyshkur. Prej tyre, qeset e plehrave benin renie te lire. Ai ne apati dredhonte, duke arritur gjithmone te  shpetonte, te pakten per ate dite...
Ne qytetin ku gjethet nuk bien, pellgjet pasqyrojne driten e neonit. Dy-rrotaku prish  qetesine e ujit qe fle. Nates se lagesht i mungon tingulli i nje saksofoni...


,   Tirane

PROSTITUTA E MOSHUAR


PROSTITUTA E MOSHUAR


E strukur ne nje cep te dhomes, gjysme e pluhurosur, ajo qendron ne heshtje. Harresa e kohes dallohet lehtesisht ne trupin e saj. Cdo goditje, rrezim, caste gezimi, njolla gjaku e pika loti, qendrojne te gdhendura ne trupin e saj, si per te kujtuar cdo hap te jetes.
Ajo qendron e strukur, ne skuten me te erret te dhomes. Duke e ditur fatin e saj, ajo nuk kerkon asgje. Aq me pak meshire. Perpiqet t’i shmanget syve te njerezve, te cilet e shohin deri diku, me percmim e perbuzje. Per ata sy, ajo eshte nje hic. Nje hic qe pret fundin e diteve te saj. Nje fund, i ardhur jo nga mosha, por nga harresa. Ajo eshte ende e gjalle; ka deshire te jetoje e te shijoi cdo dite, cdo ore, cdo gulcime, cdo rrahje zemre, por me kot. Si nje prostitute e moshuar qe askush nuk ja hedh syte, ashtu ndihet ajo. Per te, vitet jane thjeshte numra. Numra qe rendin njeri pas tjetrit ne kerkim te infinitit, e qe kurre nuk ndalin. Vitet-numra, nuk e kane plakur asapk. Hijeshia e trupit te saj eshte ende ndjellese per ata qe duan ta shohin, e nuk duan ta perbuzin. Por ajo stepet, sepse e di fatin e saj. E lenduar dikur nga ai qe e deshi me shume se jeten e tij, me te cilin kaluan bashke castet me te bukura, por edhe ato me te hidhura; u ngjiten pa frike ne maja, por edhe u rrezuan atehere kur koha ishte e qete, tashme ajo ka frike nga kushdo. Ai e tradhetoi. E flaku tej si nje placke te dal mode, e u hodh ne krahet e nje tjetre. Edhe pse ndoshta me re, me e bukur e me ne mode, ajo ishte e cmendur. Gerthiste me aq sa kishte ne koke; kuterbonte ere ne cdo hap qe hidhte; peshtynte token ne te cilen shkelte; ndoste ajrin te cilin thithte. Ajo, ndryshe nga “prostituta e moshuar qe askush nuk ja hidhte syte”, shpenzonte si e marre. Tamam si nje “prostitute klasi”. Cdo dite e me shume kerkonte salltanete, e ai, si nje femije i lumtur qe sapo ka blere nje loder te re, hipnotizohej prej saj. I jepte gjithcka. Madje ishte gati t’i jepte dhe jeten e tij, nese ja kerkonte.
Ajo shikonte ne heshtje sesi ai qe dikur i betohej per besnikeri deri ne vdekje, tashme te njejtin betim ja bente nje tjetre. Ajo shihte gjithcka, e strukej akoma me shume ne cepin e erret te dhomes, e pa ze qante. Qante jo per veten, por per ate. I dhimbsej. Edhe pse ai e kishte lenduar, ajo nuk e urrente, por e dashuronte ende. Behej xheloze sa here ai kthehej vone ne shtepi; kishte ankth kur ai nuk kthehej ne shtepi; merakosej kur mbi trup i shihte ndonje plage. Por ai nuk vinte re asgje nga keto, e perbuzshem i hidhte tek-tuk ndonje shikim kur rruget e tyre kryqezoheshin. Kjo gje e kishte bere ate te kishte frike nga njerezit e tjere. Nuk donte nje lendim te dyte, nuk donte nje tjeter harrese, nuk donte te ishte prostituta e nje nate e me pas te harrohej.
Por teksa vitet-numra kapnin njeri-tjetrin, e shpresat e saj veniteshin se nje dite do jetonte perseri si gjithe te tjeret, ai u rikthye tek ajo. “Prostituta e klasit” e kishte lene, pasi i kishte marr dhe qindarken e fundit nga xhepi. Ishte tallur me te, e ne fund e kishte lene ne mes te rruges.
Ai zgjati duart qe i dridheshin nga emocioni i bashkuar me ndjenjen e fajit. Ajo ngurroi nje moment. E shihte ate, dashurine e jetes se saj qe ishte shnderruar ne nje kufome qe ecte. I dhimbsje si gjithmone. Ajo e donte ende. Ai e kishte tradhetuar, perbuzur, harruar, por ajo e donte ende. Ishte aty, perballe atij burri qe dikur i ishte betuar per besnikeri por qe me pas e theu betimin. Ne koken e saj nuk kishte dilema. Ajo ja fali te gjitha mekatet.
Trupat e tyre u bashkuan si dikur. Ajo po prekte serish asfaltin, e ai pedalonte serish i lumtur e me ze te stonuar mundohej te kendonte “'Il ragazzo della Via Gluck”.

Nga Thimi Samarxhiu

Monday, December 1, 2014

NA LËR TË SHKOJMË



Na lër të shkojmë, babush, ka ardhur koha të na lësh të shkojmë. Plot dy vjet sot që ti vjen e
ulesh çdo mbrëmje në këtë bordurë pa këmbësore (E shikon si e them, ba? Siç ma ke mësuar ti!);
plot dy vjet sot që vjen me një libër përrallash në dorë e më lexon, ashtu si dikur tek krevati im. Si
për të më vënë në gjumë... (Të them diçka? Nga gjithë përrallat, më shumë më pëlqen ajo me
princeshën e akullit, që më lexove javën e kaluar.) Dhe plot dy vjet që vjen e ndez qirinjtë, lë vezën
Kinder për mua dhe karamelen me kafe për mamin. (Oh e di se kush i merr zakonisht këto? S'e
dimë në do e kujtosh, por, e mban mend kur kemi qenë një herë nga liqeni? Na u afrua një lypëse
me një fëmijë përdore, të kërkoi lek por mami i dha paninen time e ajo, duke parë rreth e përqark
tërë frikë, e flaku pas biçikletës time, sepse donte lekë dhe jo bukë. Pikërisht ajo!)...
O ba, e di çfarë tha mami sot? Kur të pa me biçikletën përdore, e kam fjalën. “Oh, më në fund!”,
tha. Ja kështu! E di? Edhe unë them kështu, babush. Më në fund! E dimë që nuk i ke hipur kurrë më
një biçiklete, që nga ajo mbrëmje vjeshte. Por ka ardhur koha që ta bësh përsëri. Me të vërtetë e
kemi, babush. E di çfarë, o ba? Duhet të reshtësh së pyeturi pse pikërisht ne e jo ti. E mjaft pyete
veten se kush ishte, apo se kush e ngiste atë makinë të zezë pa drita. E kemi me të vërtetë. As ne
nuk pyesim më.
O ba, të të themi një sekret? E vërteta është se nuk duam dhe aq shumë që të shkojmë, por ja që
kështu duhet. Duhet të shkojmë dhe ti duhet të na lësh të shkojmë. Nuk po të kërkojmë të na
harrosh, por vetëm të na lësh të shkojmë. E dimë që zemra jote është e thyer në mijëra copëza dhe
kështu do të jetë gjithmonë, por, babush, ti nuk duhet të jesh i trishtuar. E mban mend si na thoshe?
Shiko anën pozitive, kështu na thoshte. Si atëherë kur të hoqën nga puna pse nuk shkove tek ajo
festa për zgjedhjet. E mban mend si the? Që tani do kishe më shumë kohë për familjen... dhe se tani
do të mund të kërkoje vërtet për diçka më të mirë. Të njëjtën gjë duhet të bësh edhe tani. Shiko: unë
e mami do të jemi gjithmonë aty, midis copëzave të thyera të zemrës tënde, duke mbushur hapësirat
e tyre, në mënyrë që ato të qëndrojnë gjithnjë të lidhura e të mos shkëputen kurrë prej njëra –
tjetrës. Por duhet të na lësh të shkojmë, babush! Dhe ti duhet t’i hipësh sërish biçikletës e të
pedalosh, si dikur së bashku. Por mos eja më këtu, në këtë vend të mallkuar. Kështu ne do të mund
të shkojmë, por, njëkohësisht do të jemi me ty, kudo, në çdo çast. E kur të ndjesh pak ftohtë edhe
pse jashtë do të jetë ngrohtë, ti buzëqesh, se unë e mami sapo do të të kemi dhënë një të puthur. Por
na lër të shkojmë. Që edhe ti të shkosh. Është ajo që quajnë jetë, babush. Të duam fort! Muah!


© Enkelejd Lamaj

Saturday, November 29, 2014

Pejsazh dhe jetë.....



Atë ditë ra borë. Ishte bora e parë e atij dimri të qetë. Asaj nuk i shkoi në mendje se

kjo mund të ishte bora e fundit. Ecte e hutuarme kokën mbërthyer tek cizmet ngjyrë

Ecte dhe si vinte re moshatarët përqark saj,që klithnin nga gëzimi i asaj bore qe

binte,ishte gri. Bora binte e imët,aq e imët sa askush se besoi se ajo do shtresonte aq

shpejt. Hapat i kishte të ngadaltë. Dicka e shtynte të endej rrugëve të ftohta dhe të

trishtohej. Ca flokë bore ranë mbi qerpikë dhe sakaq u shkri në të. Iu kujtuan sytë

me rimel,bëri t’i fshihte,ndonëse ndjeu ftohtë,se mos nxihej. Para saj kaluan dy

studentë. Dëgjoi se dikush kish vdekur nga....

Harroi përseri dhe ngriti sytë. Iu kujtuan rimeli,studentët,i vdekuri që kish vdekur

nga.....dhe bora vazhdonte të binte gjithnjë e më gri...

Ndjeu të dridhura. U hutua. Dicka e ftohtë,e butë,e squllur po i futej nga qafa dhe po

depërtonte në shpinë. Ktheu sytë; Pas saj një gjatosh me sy jeshil. Në duar vazhdonte

të mbantenjë copë borë të ngrirë. Hapi dhëmbët dhe u ngërdhesh.

-Idiot,mendoi-dhe qesh pale.

“O zot c’më ngjiten budallenjtë”. Ndjeu të rrëngjethur dhe mori rrugën drejt

shtëpisë. Në sup ndiente peshën e cantës,në shpinë,të ftohtin djegës të bo rës së shkrire.

Pemët e rrugës së saj,po rëndoheshin dalëngadalë nga bora. Në shtëpi s’kishte

zjarr,ndërsa shpina vazhdonte t’i digjte. Iu kujtuan sytë me rimel,studentët që

kishin kaluar para saj,i vdekuri që kish vdekur nga...idioti që e kish bërë të dri dhej

dhe bora që vazhdonte të binte gjithnje e më gri...


Klodian Zaka,Lushnje,mesues i edukimit fizik.dt.13/06/1978.
jetoj ne Lushnje,lgj Kongresi i Lushnjes,prapa bankes Raiffesen Bank.pallati i gureve.