Friday, November 28, 2014

HISTORIA E ISMAILIT



Ismaili ishte gjithnje I heshtur. Dukej sikur na sfidonte te gjitheve me heshtjen e tij, kinse te natyrshme. Them kinse, pasi une kurre nuk besova te ishte vertet e tille. Ndjeja nje sforcim te cuditshem ne cepat e buzeve te tij, nje perpjekje te mundimshme per ti bere qendrese asaj forces, emrin e se ciles nuk e njoh, por eshte forca qe I “shtyn” cepat e buzeve te formesojne nje ngerdheshje, nje buzeqeshje, e keshtu me radhe. Por ja qe ai kishte fituar vemendjen e nje djali 9 vjecar si une, argetimi me i hatashem I te cilit, ishte te veshtronte Ismailin teksa kacavirrej tek te paktat peme, te mbetura ne rrugice, ne vitet 90.
Ismaili jo vetem kacavirrej, por thuajse fluturonte. Mbase kjo ishte menyra e tij : fliste me shume duke u kacavjerre se sa duke u ngerdheshur e duke formesuar reagime me cepat e buzeve. Une te pakten arrija ta degjoja. Mbase jo per aftesite e tij, po per pamundesine time.
Ne diten e shetitjes sime mengjesore, teksa eglendisesha me nje dege peme te cilen e perdorja sa si shpate e sa si shkop gome sampistesh se harruar, Ismaili mu afrua cuditshem e me nje ze te qete si prej nje tjeter kohe me pyeti :
-pse ke deshire ta perdoresh si arme?
Nuk e di nese ishte ai momenti kur nisi shoqeria jone, apo ai tjetri I koheve me pare kur me kishte terhequr vemendjen heshtja e tij .
Qe nga ajo dite takimet tona u shnderruan ne perralla e legjenda te cuditshme qe dukej se I perkisnin nje kohe tejet te larget, nje kohe nje vendi e nje hapesire ne te cilen kurre nuk kisha jetuar. Ismaili me fliste per fshatin e tij te pershkuar nga nje lume ‘dredharak” sic e quante ai, e nga peme te kreshperuara si shkembinj.
Me rrefente qete per domatet qe rriteshin ne bahce, por ndonese permbahej , shpesh gjestet qe benin duart e tij per t’ua pershkruar madhesine formen e ngjyren beheshin te vrullshme e plot jete. Me fliste per buzeqeshjen e gjyshit te tij me ball te kreshperuar si pemet e si shkembinjte, per betejen qe kish bere ai qe te mbante shtepine e tyre te vogel e mos te lejonte qe toka e saj te shnderrohej ne fabrike, tok me nje grumbull shtepish te tjera ne fshat. Ismaili me rrefente gjate edhe per buzeqeshjet e njerezve te tij, nje buzeqeshje qe ne qytet kurre nuk e kish ndeshur. Me rrefente per zemerngrohtesi, dhembe te bardhe e cepa buzesh te ngrehura drejt ciltersise qe aq rralle ia kisha ndeshur ne fytyre, rrugices se qytetit.
Mbase pikerisht ketu,Ismaili e kish humbur buzeqeshjen : rrugicave te Tiranes , ne te cilen ish gjendur krejt pa deshire, pas vdekjes se gjyshit te tij te dashur.
Ne darke mbyllja syte me shpresen per te pare endrra me lumenj fusha shkembinj lulekuqe e domate te kadifenjta te cilat I kepusja vete nga pema.
Por mbi te gjitha kisha endrren e madhe qe vec nje here te kacavirresha si Ismaili pemeve, te bertisja nga kenaqesia e ndjehesha I lire.
Me padurim prisja mengjeset : me siguri Ismaili do te me tregonte nje tjeter rrefenje, mbase si ajo e fundit, me nje bretkose te vogel se ciles I kish ndertuar nje “keshtjelle lakre” buze lumit.
Nuk e mbaj mend se pas sa ditesh apo javesh Ismaili nuk erdhi me.
Tek mehalla jone thane se familja e tij kish vajtur ne nje tjeter qytet.
Zakonisht historite e takimeve qe na ndryshojne jeten, perfundojne keshtu: pa zbukurime e ojna te teperta.
Por une sot pas kaq shume vitesh, prej tij, mbaj mend se diku buze nje lumi dredharak e prane nje keshtjelle lakre, eshte nje bote ku njerezit buzeqeshin.

ENI KOXHAJ

No comments:

Post a Comment