Friday, December 19, 2014

Letër Qytetit tim …(dhe karameleve Zana)



I shtrenjti Qyteti im,

më ka marrë malli për ty.

Më ka marrë malli për atë kohën e pakohë kur endrrat që Ti thurje (e unë bashkë me Ty)  ishin të brishta e mbanin aromë piprrash te vijëzuara e kërcisnin si qesja e kuqerremtë që mbështillte karamelet Zana. Më ka marrë malli për mollët e sheqerit që shiteshin në rrugë, për lëpirëset në formë gjeli që aq shumë I doja, për aranxhatat me shishet ngjyrë jeshile e për akulloren me bozë te Gastronomi
(oh akullorja me bozë)
Pse, Ti vetë nuk ke mall për vitrinat e tua të varfra, por të zbukuruara me pambuk për festa, për zonjat që psonisnin me trasta rrjete, e për sobën me dru?
Shpesh gjyshja vendoste mbi të levore portokajsh për të aromatizuar shtëpinë e ne mblidheshim rreth saj derisa na lotonin sytë. Ishte kohë gështenjash të pjekura, pasigurish të njoma, e letrash të shkruara me laps e letër.
Kam mall për kohën kur Ti, Qyteti im, dashuroje fshehtas përmes muzikës së mirë, frekuencave të ndaluara, e gjuhëve të pafolura. Ishe I sinqertë atëherë? Apo I frikësuar ishe? Nuk e di…
Por di që atëherë rrugica e lagjes sime zbukurohej nga dege nespullash pikaloshe e nga zhurmë karrocash me guzhineta. Di që unë valëvitesha mbi kolovajse, rrotullohesha bashkë me Ty në karuselet katërvëndeshe, e ndjeja ajrin e pastër teksa luaja me peta apo topaluftash.
Atëherë zëri Yt ishte thirrja e një mamaje që mbante në dorë një fetë bukë me gjalpë e sheqer, ishte cingërima e mullirit ku bluante kafenë fqinja, e gurgullima rrobave të bardha që zienin në enë të stërmedha. (pse bëjnë lluk-lluk-lluk –thoja unë )
Rrugët e Tua kishin tingullin e zileve të bicikletave, e të karrocave të akulloreve (gjithmonë këto akulloret) ndërsa e diela Jote gëzohej nga të qeshurat e Teatrit të Kukullave.
Mbrëmjet I kaloje në pista ku luhej muzikë orkestrale e unë e mbledhur kruspull në një karrige, mes qerpikësh të përgjumur, vështroja tim atë e time më ‘, teksa vallëzonin nën ritmin e asaj që për mua asokohe ish Dashuria.
Kam mall për rrugët e Tua që më bënin të ndihesha e vockël fare, për afishet e filmave në kinema, për makinën qe lagte rrugët pa e carë kokën që ne I shkonim pas me vrap, për bostanin zemërkuq që kullufitnim gjatë piknikut nën pisha e për qershitë që zbukuronin veshët e mi.

A I kujton të gjitha këto Qyteti im? A mban mend Ti?
Apo asokohe të përkundte gjumi e dielli I Lindjes të kish mjegulluar Perëndimet?

Nuk e di!


…por di që atëherë unë të paktën ëndërroja!

Ledia Bushati

Friday, December 12, 2014

Kur qyteti nuk me donte

Kur qyteti nuk me donte 
(heaven above my city)




Ajo ndihej e rraskapitur, nuk dihet nese prej gjakut qe I vershonte paturpesisht venave apo prej diteve qe u ngjasonin nje bezeje te bardhe e te boshatisur. Duhej mbushur? 
Nje makine I rreshqiti para kembeve me zhurmen tipike qe ngjason me zinxhirin e cantes.Zht zht zht zht…
E tille te kishte qene gjithnje kjo zhurme? Apo pak me ndryshe? Jo, ndonjehere eshte edhe kuisje …apo jo ? Askurre kuisje?
Zhtzhzht-rat u shtuan me te njejtin vrull te paturpshem te gjakut te saj. Per ku ishte nisur? Ah po. Zh zht zhzhzhzhz …kembanarja vazhdoi serbes si lutja e muzgut, lutja e zhurmshme e muzgut, lutja e zhurmshme dhe e kuqerremte e muzgut.
I tille kishte qene gjithnje ky qytet? Kujtoi edhe nje here kohen kur jeta I ngjasonte me pip-in e sterzgjatur te asaj makinerise spitalore, emri I se ciles nuk I vinte ndermend.
Tani, pas zgjimit, ky qytet i villte ne fytyre zhzhzhzhzt-rat e pluhrosur, dhe rrokaqiejt e mbetur ne tentative.
Ajo preku me dore lehte majen hundes e ndjeu nje dritherime (akull) u mbeshtoll ne shallin e ngrohte e pa se si avujt e frymes se saj iu bashkuan qytetit te zhurmshem .
Nje qepen u shpeshtoll ne vetvete iuu iuu zhzhzhzrrr zhrhrhrhr iu iu
Nje makine u shpeshtoll prane nje kalimtari piiip piiip piiip (po ku shkon more zoteri? Po ik ore se do therras...)
Per ku ish nisur? E dinte apo kurre nuk e kish ditur.
Kish dale. Thjesht kish marre pallton shallin dhe kish dale nen veshtrimin e zgurdulluar e babait.
Qe pasi ish larguar nga spitali, muaj me pare, ndjente se I mungonte ajo nyja lidhese, me qytetin shijehidhur, qe Ia shtremberone fytyren sa here provonte ta gelltiste. E pastaj ishte qyteti qe gelltiste ate. Gelltiteshin e villeshin dhjetra here ne dite.
E pasaj ishin ata, njerezit! Te dashurit e te forturryerit njerez. Silueta hutaqe qe capiteshin kinse me ngut drejt trupave te tyre. Ku po shkon ky me kete pallton deve’ per shembull?Cak cuk cak cuk cuk cuk (oh mos me prek!!! ore nga e gjeta kete ngjyren deve’ njehere???)
Dukej sikur here here kish mall per kohen kur nuk ishte ne kete jete, (eh ish kohe pa zhzhzhzhz-ra ajo) e kur zhurma e vetme ishte fshikullima e deges prane dritares, teksa kthehej tek pema –ame pas lojes qe i punonte ajo me duar.
Per ku ish nisur? Kjo dukej nje pyetje me e veshtire se 12 vertikalisht. Ndjeu se uturima e qytetit idhnak i kish mbetur pas kraheve e ish shnderruar ne nje njolle qesharake
Liqeni ishte nen kembet e saj, pa zhurma pa kuisje, ishte dhe nuk ishte e nuk e villte ne fytyre as per njeren arsye as per tjetren. Ore thjesht ishte e nuk te kerkonte asgje ne kembim te bukurise se tij ne muzgun e lutjes qe tashme kish tjeter tingull.
Ajo mori fryme thelle e iu duk sikur jeta mori serish jermin e bukur te pip-it pa kushte.
Nje peme ame me duart drejt qiellit po shenjonte fitoren e pakundershueshme te ketij casti te vockel e te paqte kunder qytetit rremujemadh.

Meris Shala

Wednesday, December 3, 2014

Heshtja ime ty te shkaterroj



Heshtja ime ty te shkaterroj

U largova nga ty o mal papritur
Në heshtje , dhe shumë e tronditur
Nuk  të thashë as një fjalë
Se gjithëçka ishte thënë
Nuk dija ç’të të thoja
Nuk mund të të ngushëlloja
Të kishin katandisur
Të kishin braktisur
Ti kishe mbetur në vetmi
Ty askush nuk të bënte shoqëri
Ti qaje të kishe një bimë
Ti doje mbrojtje si një fëmijë
Ti lotoje dhe kërkoje shpresë
Dhe e qara jote po kërkonte jetë
Dhimbja po të shkatërronte
Dhe gjurmët po ti shfaroste
Askush më vonë, nuk do e kuptonte
Që ti egzistoje, askush nuk do e bisedonte
Do shohin vetëm hi
Dhe bota pa ty do jetë vetëm  zi
Më vjen keq , që edhe unë gabova
Dhe ty nuk të ndihmova
U bëra pjesë e përbindshave
Dhe ty të shkatërrova.


Dorist Halilaj

Qyteti ku gjethet nuk bien.



Qyteti ku gjethet nuk bien.

 Ne qytetin ku gjethet nuk bien, ditet kane marr’ te njejten ngjyre. Veten kam gjet’ ne rutinen e perditshme qe koha me ofron. E njejte eshte rruga e bulevardit, natyrisht dhe zhavorri i hedhur shkujdesur per te mbushur hapesirat midis pllakave, po ai ka mbet’.
Makinat mbizoterojne. Madje madje me grusht te hekurt. Ne vijat e bardha, njerzit presin  e u leshojne hapesire. Ju lutem akseleroni! Semaforet tregojne gjithmone se rradha nuk eshte e kembesoreve, pavarsisht ngjyres qe marrin. Ju lexues qe nuk jetoni ne kete qytet, do habiteni dhe do me thoni: “ Po pse keshtu funksionojne rregullat?”. Ndersa nje banor thote se duhet  te  shikosh nga te dy anet e rruges, mjafton te jesh ne rregull me veten dhe se mesohesh shpejt...
Jo shume kohe me pare, teksa nxitoja per diku, me beri pershtypje sesi filluan te perqeshnin nje biciklete. U moren vesh me ane te borive te thata dhe menjehere moren  pozicionet e tyre. Formuan korsi te ndryshme dhe i tregonin se ku duhet te kalonte, por korsine e bicikletes e mbanin gjithmone te zene. C’taktike gjeniale !
Per pedaluesin rrezik bente dhe natyra. Pranvera kishte ik’ e pallatet ishin vyshkur. Prej tyre, qeset e plehrave benin renie te lire. Ai ne apati dredhonte, duke arritur gjithmone te  shpetonte, te pakten per ate dite...
Ne qytetin ku gjethet nuk bien, pellgjet pasqyrojne driten e neonit. Dy-rrotaku prish  qetesine e ujit qe fle. Nates se lagesht i mungon tingulli i nje saksofoni...


,   Tirane

PROSTITUTA E MOSHUAR


PROSTITUTA E MOSHUAR


E strukur ne nje cep te dhomes, gjysme e pluhurosur, ajo qendron ne heshtje. Harresa e kohes dallohet lehtesisht ne trupin e saj. Cdo goditje, rrezim, caste gezimi, njolla gjaku e pika loti, qendrojne te gdhendura ne trupin e saj, si per te kujtuar cdo hap te jetes.
Ajo qendron e strukur, ne skuten me te erret te dhomes. Duke e ditur fatin e saj, ajo nuk kerkon asgje. Aq me pak meshire. Perpiqet t’i shmanget syve te njerezve, te cilet e shohin deri diku, me percmim e perbuzje. Per ata sy, ajo eshte nje hic. Nje hic qe pret fundin e diteve te saj. Nje fund, i ardhur jo nga mosha, por nga harresa. Ajo eshte ende e gjalle; ka deshire te jetoje e te shijoi cdo dite, cdo ore, cdo gulcime, cdo rrahje zemre, por me kot. Si nje prostitute e moshuar qe askush nuk ja hedh syte, ashtu ndihet ajo. Per te, vitet jane thjeshte numra. Numra qe rendin njeri pas tjetrit ne kerkim te infinitit, e qe kurre nuk ndalin. Vitet-numra, nuk e kane plakur asapk. Hijeshia e trupit te saj eshte ende ndjellese per ata qe duan ta shohin, e nuk duan ta perbuzin. Por ajo stepet, sepse e di fatin e saj. E lenduar dikur nga ai qe e deshi me shume se jeten e tij, me te cilin kaluan bashke castet me te bukura, por edhe ato me te hidhura; u ngjiten pa frike ne maja, por edhe u rrezuan atehere kur koha ishte e qete, tashme ajo ka frike nga kushdo. Ai e tradhetoi. E flaku tej si nje placke te dal mode, e u hodh ne krahet e nje tjetre. Edhe pse ndoshta me re, me e bukur e me ne mode, ajo ishte e cmendur. Gerthiste me aq sa kishte ne koke; kuterbonte ere ne cdo hap qe hidhte; peshtynte token ne te cilen shkelte; ndoste ajrin te cilin thithte. Ajo, ndryshe nga “prostituta e moshuar qe askush nuk ja hidhte syte”, shpenzonte si e marre. Tamam si nje “prostitute klasi”. Cdo dite e me shume kerkonte salltanete, e ai, si nje femije i lumtur qe sapo ka blere nje loder te re, hipnotizohej prej saj. I jepte gjithcka. Madje ishte gati t’i jepte dhe jeten e tij, nese ja kerkonte.
Ajo shikonte ne heshtje sesi ai qe dikur i betohej per besnikeri deri ne vdekje, tashme te njejtin betim ja bente nje tjetre. Ajo shihte gjithcka, e strukej akoma me shume ne cepin e erret te dhomes, e pa ze qante. Qante jo per veten, por per ate. I dhimbsej. Edhe pse ai e kishte lenduar, ajo nuk e urrente, por e dashuronte ende. Behej xheloze sa here ai kthehej vone ne shtepi; kishte ankth kur ai nuk kthehej ne shtepi; merakosej kur mbi trup i shihte ndonje plage. Por ai nuk vinte re asgje nga keto, e perbuzshem i hidhte tek-tuk ndonje shikim kur rruget e tyre kryqezoheshin. Kjo gje e kishte bere ate te kishte frike nga njerezit e tjere. Nuk donte nje lendim te dyte, nuk donte nje tjeter harrese, nuk donte te ishte prostituta e nje nate e me pas te harrohej.
Por teksa vitet-numra kapnin njeri-tjetrin, e shpresat e saj veniteshin se nje dite do jetonte perseri si gjithe te tjeret, ai u rikthye tek ajo. “Prostituta e klasit” e kishte lene, pasi i kishte marr dhe qindarken e fundit nga xhepi. Ishte tallur me te, e ne fund e kishte lene ne mes te rruges.
Ai zgjati duart qe i dridheshin nga emocioni i bashkuar me ndjenjen e fajit. Ajo ngurroi nje moment. E shihte ate, dashurine e jetes se saj qe ishte shnderruar ne nje kufome qe ecte. I dhimbsje si gjithmone. Ajo e donte ende. Ai e kishte tradhetuar, perbuzur, harruar, por ajo e donte ende. Ishte aty, perballe atij burri qe dikur i ishte betuar per besnikeri por qe me pas e theu betimin. Ne koken e saj nuk kishte dilema. Ajo ja fali te gjitha mekatet.
Trupat e tyre u bashkuan si dikur. Ajo po prekte serish asfaltin, e ai pedalonte serish i lumtur e me ze te stonuar mundohej te kendonte “'Il ragazzo della Via Gluck”.

Nga Thimi Samarxhiu

Monday, December 1, 2014

NA LËR TË SHKOJMË



Na lër të shkojmë, babush, ka ardhur koha të na lësh të shkojmë. Plot dy vjet sot që ti vjen e
ulesh çdo mbrëmje në këtë bordurë pa këmbësore (E shikon si e them, ba? Siç ma ke mësuar ti!);
plot dy vjet sot që vjen me një libër përrallash në dorë e më lexon, ashtu si dikur tek krevati im. Si
për të më vënë në gjumë... (Të them diçka? Nga gjithë përrallat, më shumë më pëlqen ajo me
princeshën e akullit, që më lexove javën e kaluar.) Dhe plot dy vjet që vjen e ndez qirinjtë, lë vezën
Kinder për mua dhe karamelen me kafe për mamin. (Oh e di se kush i merr zakonisht këto? S'e
dimë në do e kujtosh, por, e mban mend kur kemi qenë një herë nga liqeni? Na u afrua një lypëse
me një fëmijë përdore, të kërkoi lek por mami i dha paninen time e ajo, duke parë rreth e përqark
tërë frikë, e flaku pas biçikletës time, sepse donte lekë dhe jo bukë. Pikërisht ajo!)...
O ba, e di çfarë tha mami sot? Kur të pa me biçikletën përdore, e kam fjalën. “Oh, më në fund!”,
tha. Ja kështu! E di? Edhe unë them kështu, babush. Më në fund! E dimë që nuk i ke hipur kurrë më
një biçiklete, që nga ajo mbrëmje vjeshte. Por ka ardhur koha që ta bësh përsëri. Me të vërtetë e
kemi, babush. E di çfarë, o ba? Duhet të reshtësh së pyeturi pse pikërisht ne e jo ti. E mjaft pyete
veten se kush ishte, apo se kush e ngiste atë makinë të zezë pa drita. E kemi me të vërtetë. As ne
nuk pyesim më.
O ba, të të themi një sekret? E vërteta është se nuk duam dhe aq shumë që të shkojmë, por ja që
kështu duhet. Duhet të shkojmë dhe ti duhet të na lësh të shkojmë. Nuk po të kërkojmë të na
harrosh, por vetëm të na lësh të shkojmë. E dimë që zemra jote është e thyer në mijëra copëza dhe
kështu do të jetë gjithmonë, por, babush, ti nuk duhet të jesh i trishtuar. E mban mend si na thoshe?
Shiko anën pozitive, kështu na thoshte. Si atëherë kur të hoqën nga puna pse nuk shkove tek ajo
festa për zgjedhjet. E mban mend si the? Që tani do kishe më shumë kohë për familjen... dhe se tani
do të mund të kërkoje vërtet për diçka më të mirë. Të njëjtën gjë duhet të bësh edhe tani. Shiko: unë
e mami do të jemi gjithmonë aty, midis copëzave të thyera të zemrës tënde, duke mbushur hapësirat
e tyre, në mënyrë që ato të qëndrojnë gjithnjë të lidhura e të mos shkëputen kurrë prej njëra –
tjetrës. Por duhet të na lësh të shkojmë, babush! Dhe ti duhet t’i hipësh sërish biçikletës e të
pedalosh, si dikur së bashku. Por mos eja më këtu, në këtë vend të mallkuar. Kështu ne do të mund
të shkojmë, por, njëkohësisht do të jemi me ty, kudo, në çdo çast. E kur të ndjesh pak ftohtë edhe
pse jashtë do të jetë ngrohtë, ti buzëqesh, se unë e mami sapo do të të kemi dhënë një të puthur. Por
na lër të shkojmë. Që edhe ti të shkosh. Është ajo që quajnë jetë, babush. Të duam fort! Muah!


© Enkelejd Lamaj

Saturday, November 29, 2014

Pejsazh dhe jetë.....



Atë ditë ra borë. Ishte bora e parë e atij dimri të qetë. Asaj nuk i shkoi në mendje se

kjo mund të ishte bora e fundit. Ecte e hutuarme kokën mbërthyer tek cizmet ngjyrë

Ecte dhe si vinte re moshatarët përqark saj,që klithnin nga gëzimi i asaj bore qe

binte,ishte gri. Bora binte e imët,aq e imët sa askush se besoi se ajo do shtresonte aq

shpejt. Hapat i kishte të ngadaltë. Dicka e shtynte të endej rrugëve të ftohta dhe të

trishtohej. Ca flokë bore ranë mbi qerpikë dhe sakaq u shkri në të. Iu kujtuan sytë

me rimel,bëri t’i fshihte,ndonëse ndjeu ftohtë,se mos nxihej. Para saj kaluan dy

studentë. Dëgjoi se dikush kish vdekur nga....

Harroi përseri dhe ngriti sytë. Iu kujtuan rimeli,studentët,i vdekuri që kish vdekur

nga.....dhe bora vazhdonte të binte gjithnjë e më gri...

Ndjeu të dridhura. U hutua. Dicka e ftohtë,e butë,e squllur po i futej nga qafa dhe po

depërtonte në shpinë. Ktheu sytë; Pas saj një gjatosh me sy jeshil. Në duar vazhdonte

të mbantenjë copë borë të ngrirë. Hapi dhëmbët dhe u ngërdhesh.

-Idiot,mendoi-dhe qesh pale.

“O zot c’më ngjiten budallenjtë”. Ndjeu të rrëngjethur dhe mori rrugën drejt

shtëpisë. Në sup ndiente peshën e cantës,në shpinë,të ftohtin djegës të bo rës së shkrire.

Pemët e rrugës së saj,po rëndoheshin dalëngadalë nga bora. Në shtëpi s’kishte

zjarr,ndërsa shpina vazhdonte t’i digjte. Iu kujtuan sytë me rimel,studentët që

kishin kaluar para saj,i vdekuri që kish vdekur nga...idioti që e kish bërë të dri dhej

dhe bora që vazhdonte të binte gjithnje e më gri...


Klodian Zaka,Lushnje,mesues i edukimit fizik.dt.13/06/1978.
jetoj ne Lushnje,lgj Kongresi i Lushnjes,prapa bankes Raiffesen Bank.pallati i gureve.

Bicikleta parë




Bicikleta parë

Objekt i çuditshëm më dukej

 bicikleta ime parë,

 Skelet mbi dy rrota,

 kurrë sytë nuk panë.

 Tingujt e ziles zgjonin

 kureshtjen fillestare,

 Ngjyra verdheme lodronte,

 në fushat me bar.

 Liri,gëzim,rrugëtime,

 Bicikleta ime ishte

 pasaporte ndërkombëtare.

 Kujtime dhe nostalgji

 sjell sot tek une,

 Dhurata më e bukur prindërore.


Nga Elisa Konomi

Friday, November 28, 2014

pa titull




Unë jetoj në këtë qytet të vogël , të zhurmshëm . të pluhurosur , të mbushur me gropa e me ujë të 

pistë e të ndenjur . Të mbushur me plehra të lëna qosheve të pallateve , rrugicave , rrugëve e 

qosheve të koshave , të tejmbushur . Unë jetoj dhe eci rrugëve të këtij qyteti, të vogël por që i 

lejon vetes privilegjin të quhet i madh . Kaloj rrugëve gjysmë të prishura, gjysmë të shtruara ( një 

natë më parë) .Kaloj pranë qenëve të rrjeposur e zgjebarak që fusin turinjtë e tyre të rraskapitur 

qosheve , nëpër strehat e plehrave .

Kaloj pranë endacakëve : gra ,burra , fëmijë , me këmbë , pa këmbë , me një dorë , me të dyja 

ose pa duar . Të shtrirë , në gjumë , zgjuar apo duke qarë ,duke vajtuar apo duke lypur, diku me 

një lutje që të përdredh instikitvisht buzët e diku me një babëzi që të bën të ngrish dorën me 

kërcënim .

Kaloj rrugëve , sipër urave e ndiej kundërmimin e paraardhësve të plehrave që dikur ishin lënë 

qosheve: jashtëqitje e kafshë të ngrodhura kompozohen pa fjalë së bashku, pa kuptim, në 

rrjedhën e një lumi që ka guximin ta mbaj veten për lum.Eci rrugëve apo përshkoj rrugë në 

autobuz . Pranë meje kam vajza , djem , gra , plaka , burra , pleq , fëmijë , çanta , ushqime , syze

, syze dhe prap syze , duar që mpleksen e kërkojnë në çanta e në xhepa të huaj .

Semaforë të verdhë, të kuq , jeshil dhe pa drita fare . Semaforë me shigjeta të kthyera , të drejta , 

me bicikleta jeshile e të kuqe , me njerëz të kuq , jeshil e të verdhë ... e makina , të bukura , të 

shëmtuara , të vjetra , të pista . të reja , të pastra , të shpejta , pa frena , pa drejtim , pa durim dhe 

me borie ,të çmendura . Makina që kalojnë rrotat e tyre mbi rrugë me kalldrëme , pllaka të thyera

,e mes njerëzish të rrëmbyer . E brenda makinave njerëz të lodhur , të palarë me xhama të hapur

, me muzikë shqetësuese e të tjerë të larë , të bukur me xhama të mbyllur .

Unë kaloj përditë rrugëve të qytetit tim ; vëzhgoj , ndaloj , pres ,vëzhgoj ,nisem , 

përshkoj,kthehem , vëzhgoj ...

Fytyra pa fund që të ngulin shikimin , që të afrohen aq afër një përqafimi ( të dëshpëruar për një 

të tillë) . Ecin me të shpejtë , nuk shohin ku shkelin , ecin ngadalë e nuk shohin kë kanë pas . 

Fytyrat e tyre të trishta , buzë të varuara , sy të fryrë , të zbehtë , kafë , jeshil , të zinj, pa ngjyrë , 

me sklepa, me lot ... Flokë të gjatë , të shkurtër , të rënë , të bukur , të butë , të verdhë , të kaftë , 

të kuq , të zinj , me zbokth , të djegur , të shkurtër , të ashpër . Buzët e tyre të trasha , mishtore ,

të holla , të vogla , të çara , të thara .

Përditë unë kaloj rrugëve të qytetit tim , e herë kur shtëllungat e tymit s'e vështirësojnë shikimin 

tim , i shoh aq qartë sa më tmerron mendimi se dhe fytyra ime është njëra nga ato ... po si ato !

Nga IRA VASO

Ironia e qiellit





Ironia e qiellit
duket sikur behet njesh me Token
E pulebardhaT
qeshin me duhmen e tyre qaramane
mbi nje mocal te trishte
si piskama e tyre.
Dy peshq te gjelbert
(mbase I kane emrat
Fibi dhe Derek)
fshihen pas se fundit shpure
koralesh jo plastike.
(I vertete eshte ai oktapodi aty?)
Diku larg
Ne nje peme ulliri qe I hap rrenjet
Si nje dore ne token e lagesht
Jeta lufton bute me tehun e mprehte
(teh apo feshferime)
Sfondi mbetet nje tymnaje e grinjte
Qe konturon qiej
E shnderrohet shpesh
Ne nje re te genjeshtersht ne forme varke
Varke vela litare plot nyje
varka davaritet e shnderrohet ne oxhak
Ne zhurma makinerish
Ne te tjere litare
Ne te tjera nyje
Ne te tjera varje
Pas nje sythi te pasigurte
e varur
e nyjshme
e gjelbert
fshihet po aq e pasigurte Jeta.

ALKIDA GJONA

Natyra therret!




Natyra therret!

Cfare eshte nje bote e mbytur me te zgjuar?
Me njerz te "larte" e teknologji te zhvilluar?
Me ndertesa pafund , rrobote qe levizin, aplikacione qe duan pronar
Pronar qe sdine hapin e ekzekutimit.
Ku ndodhet ajo bota "injorante" qe kerkon zhvillim?!
Po njerzit e thjeshte mos valle skan hapesire?
Jeta natyrore leviz me ty?
Po ti ku jeton, hapin ku e hedh?!
APo ekzistenca jote fillon me hapin "Modern"
Virtualizim I kesaj jete reale eshte sinkronizim I asaj cfare njeriu tenton te shfaqet.
E ku harron dhe pse rreshqethet cdo dite me token
Preferon "rrobote" jo ekzistencen e kohes
.Nga ku embrioni fillon te rritet,,,, ku frymarrja kerkon ajer por nuk ka cfare te thithet
E ushqimin e kerkuar e ka vec fasade
teksa kerkon te humbase ne vend qe te ringjalle.
Te jete aktiv te ndjen trupin qe leviz
Ndjesin e muskujve mos ta ndjejn vetem ne ndjesi
Te mbroje nje jete, njekohesisht te fale
Te vertetoje membranen e njeriut human!
Te jete shoqerues dhe vallezues I shkences por jo abuzues e injorat I vet qenjes.
Aty ku lind dhe merr jete nje fryme
Ku vazhdimsine e rrugetimit tend kerkon ta arrish.
Dhe pse destinacioni ndoshta te lodh, te sfilit te verbon me iden qe mbase sdo arrish
Te lutem O Njeri shiko dhe duaje gjene me unike thjeshtesin
Aty ku jane rrenjet e trungu kerkon zhvillim!!

Erjona Mulaj - 22vjec
Studente e Fakultetit te Shkencave te natyres!

Biçikleta e Natës




Biçikleta e Natës

Në errësirën e hënës
Mbi 2 rrotakun tim
Ndeza një dritë për të parë pak rrugë
Dhe larg shkrova në mbrëmjen blu.

Me xhaketën e hapur si një parashutë
Nisem drejt lëndinave ku unë ndihem në shtëpi
Krejtësisht i qetë pedaloj poshtë gështenjave
Frymë marr thellë dhe frikë nuk kam

Zhurma e erës përkëdhel veshët e mi
Dhe veten pyes a era ka hypur mbi biçikletë
Një xhiro për tu rritur
Një xhiro ku asgjë nuk eshte e drejtë

Zinxhiri im? Pedalet e mia? Ndoshta rrotat e mia?
Po më largojnë një stres
Por gjithsesi më duhet të kontrrolloj pirunin
Një faj duhet të kem dhe unë.

Por mu kujtuan minjtë e tmerrshëm
Që hidhen nëpër pemë
Dinak, të shpejtë që lëpijnë kudo
Dhe bicikletës sime i dhashë me lemeri

Pasqyra ime është e kotë, nuk shikon dot
Kthej kokën pas, të shoh për zhurmat
Por ndricuesi im është fikur,
Dhe më duhet gjithcka ta imagjinoj

E dija në një çast me rrezikun do përplasem
Sado i largët e i pavërtetë
Arratisja ime duhet të mbarojë
Timoni im është i vërtetë

E di se në mëngjes, do të gjejnë eshtrat e mia
shtruar në një shteg
Pedaloj më shpejt
Po marshet nuk punojnë

I tërbuar nga të gjithë
E kam të nevojshëm këtë pedalim
I zhytur në makthe
Ja ku jam mbi pedale!

HERMES LATOLLARI – 23 vjeç

HISTORIA E ISMAILIT



Ismaili ishte gjithnje I heshtur. Dukej sikur na sfidonte te gjitheve me heshtjen e tij, kinse te natyrshme. Them kinse, pasi une kurre nuk besova te ishte vertet e tille. Ndjeja nje sforcim te cuditshem ne cepat e buzeve te tij, nje perpjekje te mundimshme per ti bere qendrese asaj forces, emrin e se ciles nuk e njoh, por eshte forca qe I “shtyn” cepat e buzeve te formesojne nje ngerdheshje, nje buzeqeshje, e keshtu me radhe. Por ja qe ai kishte fituar vemendjen e nje djali 9 vjecar si une, argetimi me i hatashem I te cilit, ishte te veshtronte Ismailin teksa kacavirrej tek te paktat peme, te mbetura ne rrugice, ne vitet 90.
Ismaili jo vetem kacavirrej, por thuajse fluturonte. Mbase kjo ishte menyra e tij : fliste me shume duke u kacavjerre se sa duke u ngerdheshur e duke formesuar reagime me cepat e buzeve. Une te pakten arrija ta degjoja. Mbase jo per aftesite e tij, po per pamundesine time.
Ne diten e shetitjes sime mengjesore, teksa eglendisesha me nje dege peme te cilen e perdorja sa si shpate e sa si shkop gome sampistesh se harruar, Ismaili mu afrua cuditshem e me nje ze te qete si prej nje tjeter kohe me pyeti :
-pse ke deshire ta perdoresh si arme?
Nuk e di nese ishte ai momenti kur nisi shoqeria jone, apo ai tjetri I koheve me pare kur me kishte terhequr vemendjen heshtja e tij .
Qe nga ajo dite takimet tona u shnderruan ne perralla e legjenda te cuditshme qe dukej se I perkisnin nje kohe tejet te larget, nje kohe nje vendi e nje hapesire ne te cilen kurre nuk kisha jetuar. Ismaili me fliste per fshatin e tij te pershkuar nga nje lume ‘dredharak” sic e quante ai, e nga peme te kreshperuara si shkembinj.
Me rrefente qete per domatet qe rriteshin ne bahce, por ndonese permbahej , shpesh gjestet qe benin duart e tij per t’ua pershkruar madhesine formen e ngjyren beheshin te vrullshme e plot jete. Me fliste per buzeqeshjen e gjyshit te tij me ball te kreshperuar si pemet e si shkembinjte, per betejen qe kish bere ai qe te mbante shtepine e tyre te vogel e mos te lejonte qe toka e saj te shnderrohej ne fabrike, tok me nje grumbull shtepish te tjera ne fshat. Ismaili me rrefente gjate edhe per buzeqeshjet e njerezve te tij, nje buzeqeshje qe ne qytet kurre nuk e kish ndeshur. Me rrefente per zemerngrohtesi, dhembe te bardhe e cepa buzesh te ngrehura drejt ciltersise qe aq rralle ia kisha ndeshur ne fytyre, rrugices se qytetit.
Mbase pikerisht ketu,Ismaili e kish humbur buzeqeshjen : rrugicave te Tiranes , ne te cilen ish gjendur krejt pa deshire, pas vdekjes se gjyshit te tij te dashur.
Ne darke mbyllja syte me shpresen per te pare endrra me lumenj fusha shkembinj lulekuqe e domate te kadifenjta te cilat I kepusja vete nga pema.
Por mbi te gjitha kisha endrren e madhe qe vec nje here te kacavirresha si Ismaili pemeve, te bertisja nga kenaqesia e ndjehesha I lire.
Me padurim prisja mengjeset : me siguri Ismaili do te me tregonte nje tjeter rrefenje, mbase si ajo e fundit, me nje bretkose te vogel se ciles I kish ndertuar nje “keshtjelle lakre” buze lumit.
Nuk e mbaj mend se pas sa ditesh apo javesh Ismaili nuk erdhi me.
Tek mehalla jone thane se familja e tij kish vajtur ne nje tjeter qytet.
Zakonisht historite e takimeve qe na ndryshojne jeten, perfundojne keshtu: pa zbukurime e ojna te teperta.
Por une sot pas kaq shume vitesh, prej tij, mbaj mend se diku buze nje lumi dredharak e prane nje keshtjelle lakre, eshte nje bote ku njerezit buzeqeshin.

ENI KOXHAJ

Ne dashuri me dimrin …..



Ti kujtoje se po te bezdisja me ato pershndetjet e mia te kota. Ketu ne New Jork tani qe po shkruaj,dallandyshet po ikin ,e ndiej se po vjen dimri dhe zemrat po ftohen disi. Pas pak do te fillojne shirat , kjo puhize ne gjysme perendim sjell dashuri riperterin shpirterat. Ne mund te ishim ne nje pjese tjeter te planetit gjithsesi jemi ketu. Kam harruar te të them se nuk e mbaj mend kur ishte hera e fundit qe me pyete rreth dickaje qe me pelqente,por e di se je teper i zene per te pyetur edhe si jam...!
Nuk ka gje dielli po perendon tani ,do doja qe te mos perendonte kurre. Sonte jeta shperthen,rete e purpurta kane marre ngjyren e kuqerremte te diellit,nuk eshte ende nate ,mund ta shoh e ndiej se dashuria ka rene sonte ne bote....do doja te ishit ketu dhe tani.

Dimer nese iken si do vish pastaj? Duke shpresuar qe te qendrosh ketu....nese iken nuk do ta di kurre se kur do kthehesh,do qendroj pas dere,do ta le hapur por dua te degjoj kercitjen trak te celesit,sepse keshtu zemra gezohet dhe e din se erdhe.Jam dashuruar keqazi me ty kush do ti ngrohe zemrat e njerezve pas nje oxhaku,po dhuratat e krishtlindjeve dhe ti e di fare mire sa e dua deboren e bardhe.Njerzit shkruajne me teper letra jane festat dhe mua me duket sikur je stina e mrekullive.Mund ti shoh dhe ti ndjej sonte ka shume dashuri ne bote.
Ne kete dhjetor ndizen dritat e nje viti tjeter..
Josiba Osmani

Bicikletes time ne dimer!



Bicikletes time ne dimer!

Me shume te etur se te ngopur,
me la lekura jote e bardhe si qumesht,
e tani shikoj si shkrin debora,
nga rrezet e ketij diell janari, e bardhe, po aq e bardhe…
Eci cdo dite ne te njejten rruge
me shpresen se do te rishoh,
me shembet qielli, vaj kudo; ne cokollata pa coko.
Me bie fryma ne fund te barkut
e nuk i ngrej une dot me syte,
pikat e qumshtit bijne kudo,
ca me pertese e ca me ngut.
Cdo dite te kam perballe,
te forte e sundimtare,
e nuk me sheh me as me sy ndoshta se jam per ty klishe.
Por diellit syte ti nuk ia fsheh,
e une me te kur bisedoj t'gjitha sekretet me rrefen,
e me tregon se ti me do.
Deboren vazhdon e shkrin, e zhben nga te bardhe ne te padukshme,
me thote se vetem smund te rrije, se eshte nje brenge e padurueshme.
Habitet sesi sillesh ti, e me vetdije zgjedh keshtu,
jetojme te ndare, vetem te dy si dordoleca ne nje hu.

NEVIS ISAJ

I marri!



Vriti zogjte se fluturojne
Mbyti peshqit se notojne
Caje malin se ben hije,
Nxije qiellin, s’e dua diellin

Digje Token, beji gropen
Lere te digjet, flaka, helmi ta perpije
Tek tuk ne siperfaqe li pak jete per shoqeri

Bukurine nuk e dua, e prandaj nuk e ruaj
Miliona vite durova, por tani e kuptova
Ekzistent fale ajrit, kam rolin e te marrit

RUDIN HOXHA

Bicikletes se vjeter te babait!


U thyen pedalet e bicikletes se vjeter...
U ndryshk e gjitha nen shi...
E varur nen strehezen e shtepise se babait..
Si e dal prej kohesh ......te largeta.... kushedi....
Mori mbi trup gjithe ngjyrat e stineve..
Ca rrudha..
U plak bicikleta 28-teshe..
U plak si im at..
Dhe qoshken e mban ashtu mendueshem..
S’di ne pikon shi..a lotet e saj!?
Zilka mbeti po ajo
Griseseqetesie!
Tingull qe vjen se largu,
Ne veshet e tim eti: simfoni!
U plak bicikleta,
Ia hengri koha: nje rrote..nje kembe..
Perdor si bastun rroten tjeter,
Po shpirti I mbeti po ai!
Perkedhel dora e tim eti, trupin e pluhurosur,
Rikthim kujtimesh: rrugica, silueta pertej perdes se ballkonit, telegrame...
Dhe zilka...
Oh, e shenjta zilke,, gjithnje aty..
Gjithnje me te.
Sikur zgjoi prej gjumit letargjik,
Im ate miken e vjeter,
E grisi kohen...vitet..brengat..
U pershendeten me tingullin e embel.
Qeshi ati im me ze,
Takimi I passhumevitshem,
Dolen shetitje ashtu te dy..
Dhe pse te cale..dhe pse te marre..
Koha
Ah koha...
Lujti me ta nje shaka te keqe..!!!!!

Juli Cela, 
25 vjec, ish studente gazetari.