Friday, December 12, 2014

Kur qyteti nuk me donte

Kur qyteti nuk me donte 
(heaven above my city)




Ajo ndihej e rraskapitur, nuk dihet nese prej gjakut qe I vershonte paturpesisht venave apo prej diteve qe u ngjasonin nje bezeje te bardhe e te boshatisur. Duhej mbushur? 
Nje makine I rreshqiti para kembeve me zhurmen tipike qe ngjason me zinxhirin e cantes.Zht zht zht zht…
E tille te kishte qene gjithnje kjo zhurme? Apo pak me ndryshe? Jo, ndonjehere eshte edhe kuisje …apo jo ? Askurre kuisje?
Zhtzhzht-rat u shtuan me te njejtin vrull te paturpshem te gjakut te saj. Per ku ishte nisur? Ah po. Zh zht zhzhzhzhz …kembanarja vazhdoi serbes si lutja e muzgut, lutja e zhurmshme e muzgut, lutja e zhurmshme dhe e kuqerremte e muzgut.
I tille kishte qene gjithnje ky qytet? Kujtoi edhe nje here kohen kur jeta I ngjasonte me pip-in e sterzgjatur te asaj makinerise spitalore, emri I se ciles nuk I vinte ndermend.
Tani, pas zgjimit, ky qytet i villte ne fytyre zhzhzhzhzt-rat e pluhrosur, dhe rrokaqiejt e mbetur ne tentative.
Ajo preku me dore lehte majen hundes e ndjeu nje dritherime (akull) u mbeshtoll ne shallin e ngrohte e pa se si avujt e frymes se saj iu bashkuan qytetit te zhurmshem .
Nje qepen u shpeshtoll ne vetvete iuu iuu zhzhzhzrrr zhrhrhrhr iu iu
Nje makine u shpeshtoll prane nje kalimtari piiip piiip piiip (po ku shkon more zoteri? Po ik ore se do therras...)
Per ku ish nisur? E dinte apo kurre nuk e kish ditur.
Kish dale. Thjesht kish marre pallton shallin dhe kish dale nen veshtrimin e zgurdulluar e babait.
Qe pasi ish larguar nga spitali, muaj me pare, ndjente se I mungonte ajo nyja lidhese, me qytetin shijehidhur, qe Ia shtremberone fytyren sa here provonte ta gelltiste. E pastaj ishte qyteti qe gelltiste ate. Gelltiteshin e villeshin dhjetra here ne dite.
E pasaj ishin ata, njerezit! Te dashurit e te forturryerit njerez. Silueta hutaqe qe capiteshin kinse me ngut drejt trupave te tyre. Ku po shkon ky me kete pallton deve’ per shembull?Cak cuk cak cuk cuk cuk (oh mos me prek!!! ore nga e gjeta kete ngjyren deve’ njehere???)
Dukej sikur here here kish mall per kohen kur nuk ishte ne kete jete, (eh ish kohe pa zhzhzhzhz-ra ajo) e kur zhurma e vetme ishte fshikullima e deges prane dritares, teksa kthehej tek pema –ame pas lojes qe i punonte ajo me duar.
Per ku ish nisur? Kjo dukej nje pyetje me e veshtire se 12 vertikalisht. Ndjeu se uturima e qytetit idhnak i kish mbetur pas kraheve e ish shnderruar ne nje njolle qesharake
Liqeni ishte nen kembet e saj, pa zhurma pa kuisje, ishte dhe nuk ishte e nuk e villte ne fytyre as per njeren arsye as per tjetren. Ore thjesht ishte e nuk te kerkonte asgje ne kembim te bukurise se tij ne muzgun e lutjes qe tashme kish tjeter tingull.
Ajo mori fryme thelle e iu duk sikur jeta mori serish jermin e bukur te pip-it pa kushte.
Nje peme ame me duart drejt qiellit po shenjonte fitoren e pakundershueshme te ketij casti te vockel e te paqte kunder qytetit rremujemadh.

Meris Shala

No comments:

Post a Comment