Wednesday, December 3, 2014

Qyteti ku gjethet nuk bien.



Qyteti ku gjethet nuk bien.

 Ne qytetin ku gjethet nuk bien, ditet kane marr’ te njejten ngjyre. Veten kam gjet’ ne rutinen e perditshme qe koha me ofron. E njejte eshte rruga e bulevardit, natyrisht dhe zhavorri i hedhur shkujdesur per te mbushur hapesirat midis pllakave, po ai ka mbet’.
Makinat mbizoterojne. Madje madje me grusht te hekurt. Ne vijat e bardha, njerzit presin  e u leshojne hapesire. Ju lutem akseleroni! Semaforet tregojne gjithmone se rradha nuk eshte e kembesoreve, pavarsisht ngjyres qe marrin. Ju lexues qe nuk jetoni ne kete qytet, do habiteni dhe do me thoni: “ Po pse keshtu funksionojne rregullat?”. Ndersa nje banor thote se duhet  te  shikosh nga te dy anet e rruges, mjafton te jesh ne rregull me veten dhe se mesohesh shpejt...
Jo shume kohe me pare, teksa nxitoja per diku, me beri pershtypje sesi filluan te perqeshnin nje biciklete. U moren vesh me ane te borive te thata dhe menjehere moren  pozicionet e tyre. Formuan korsi te ndryshme dhe i tregonin se ku duhet te kalonte, por korsine e bicikletes e mbanin gjithmone te zene. C’taktike gjeniale !
Per pedaluesin rrezik bente dhe natyra. Pranvera kishte ik’ e pallatet ishin vyshkur. Prej tyre, qeset e plehrave benin renie te lire. Ai ne apati dredhonte, duke arritur gjithmone te  shpetonte, te pakten per ate dite...
Ne qytetin ku gjethet nuk bien, pellgjet pasqyrojne driten e neonit. Dy-rrotaku prish  qetesine e ujit qe fle. Nates se lagesht i mungon tingulli i nje saksofoni...


,   Tirane

No comments:

Post a Comment