Wednesday, December 3, 2014

PROSTITUTA E MOSHUAR


PROSTITUTA E MOSHUAR


E strukur ne nje cep te dhomes, gjysme e pluhurosur, ajo qendron ne heshtje. Harresa e kohes dallohet lehtesisht ne trupin e saj. Cdo goditje, rrezim, caste gezimi, njolla gjaku e pika loti, qendrojne te gdhendura ne trupin e saj, si per te kujtuar cdo hap te jetes.
Ajo qendron e strukur, ne skuten me te erret te dhomes. Duke e ditur fatin e saj, ajo nuk kerkon asgje. Aq me pak meshire. Perpiqet t’i shmanget syve te njerezve, te cilet e shohin deri diku, me percmim e perbuzje. Per ata sy, ajo eshte nje hic. Nje hic qe pret fundin e diteve te saj. Nje fund, i ardhur jo nga mosha, por nga harresa. Ajo eshte ende e gjalle; ka deshire te jetoje e te shijoi cdo dite, cdo ore, cdo gulcime, cdo rrahje zemre, por me kot. Si nje prostitute e moshuar qe askush nuk ja hedh syte, ashtu ndihet ajo. Per te, vitet jane thjeshte numra. Numra qe rendin njeri pas tjetrit ne kerkim te infinitit, e qe kurre nuk ndalin. Vitet-numra, nuk e kane plakur asapk. Hijeshia e trupit te saj eshte ende ndjellese per ata qe duan ta shohin, e nuk duan ta perbuzin. Por ajo stepet, sepse e di fatin e saj. E lenduar dikur nga ai qe e deshi me shume se jeten e tij, me te cilin kaluan bashke castet me te bukura, por edhe ato me te hidhura; u ngjiten pa frike ne maja, por edhe u rrezuan atehere kur koha ishte e qete, tashme ajo ka frike nga kushdo. Ai e tradhetoi. E flaku tej si nje placke te dal mode, e u hodh ne krahet e nje tjetre. Edhe pse ndoshta me re, me e bukur e me ne mode, ajo ishte e cmendur. Gerthiste me aq sa kishte ne koke; kuterbonte ere ne cdo hap qe hidhte; peshtynte token ne te cilen shkelte; ndoste ajrin te cilin thithte. Ajo, ndryshe nga “prostituta e moshuar qe askush nuk ja hidhte syte”, shpenzonte si e marre. Tamam si nje “prostitute klasi”. Cdo dite e me shume kerkonte salltanete, e ai, si nje femije i lumtur qe sapo ka blere nje loder te re, hipnotizohej prej saj. I jepte gjithcka. Madje ishte gati t’i jepte dhe jeten e tij, nese ja kerkonte.
Ajo shikonte ne heshtje sesi ai qe dikur i betohej per besnikeri deri ne vdekje, tashme te njejtin betim ja bente nje tjetre. Ajo shihte gjithcka, e strukej akoma me shume ne cepin e erret te dhomes, e pa ze qante. Qante jo per veten, por per ate. I dhimbsej. Edhe pse ai e kishte lenduar, ajo nuk e urrente, por e dashuronte ende. Behej xheloze sa here ai kthehej vone ne shtepi; kishte ankth kur ai nuk kthehej ne shtepi; merakosej kur mbi trup i shihte ndonje plage. Por ai nuk vinte re asgje nga keto, e perbuzshem i hidhte tek-tuk ndonje shikim kur rruget e tyre kryqezoheshin. Kjo gje e kishte bere ate te kishte frike nga njerezit e tjere. Nuk donte nje lendim te dyte, nuk donte nje tjeter harrese, nuk donte te ishte prostituta e nje nate e me pas te harrohej.
Por teksa vitet-numra kapnin njeri-tjetrin, e shpresat e saj veniteshin se nje dite do jetonte perseri si gjithe te tjeret, ai u rikthye tek ajo. “Prostituta e klasit” e kishte lene, pasi i kishte marr dhe qindarken e fundit nga xhepi. Ishte tallur me te, e ne fund e kishte lene ne mes te rruges.
Ai zgjati duart qe i dridheshin nga emocioni i bashkuar me ndjenjen e fajit. Ajo ngurroi nje moment. E shihte ate, dashurine e jetes se saj qe ishte shnderruar ne nje kufome qe ecte. I dhimbsje si gjithmone. Ajo e donte ende. Ai e kishte tradhetuar, perbuzur, harruar, por ajo e donte ende. Ishte aty, perballe atij burri qe dikur i ishte betuar per besnikeri por qe me pas e theu betimin. Ne koken e saj nuk kishte dilema. Ajo ja fali te gjitha mekatet.
Trupat e tyre u bashkuan si dikur. Ajo po prekte serish asfaltin, e ai pedalonte serish i lumtur e me ze te stonuar mundohej te kendonte “'Il ragazzo della Via Gluck”.

Nga Thimi Samarxhiu

No comments:

Post a Comment